Vendosni fjalën kyçe....

Trump shpartallon Haley-n në New Hampshire, shkon me vendosmëri drejt nominimit


Donald Trump marshoi drejt nominimit republikan pas fitoreve dërrmuese të dy garave të para, duke mundur ish-ambasadoren e OKB-së Nikki Haley të martën ndërsa votuesit dolën në një numër rekord të parashikuar në zgjedhjet paraprake të New Hampshire.

Epërsia e Trump këtu ishte vendimtare aq sa Associated Press e projektonte fitoren e tij menjëherë pas mbylljes së votimeve.

Me afro 75 për qind të votave të mbledhura, Trump kryesoi ndaj Haley me rreth 11 pikë përqindje. Zgjedhjet paraprake republikane tërhoqën interes të gjerë në gjithë shtetin, me ritmin e pjesëmarrjes duke tejkaluar nivelin më të lartë të mëparshëm, sipas vlerësimeve të Edison Research.

Fitorja e Trump u dha një goditje tjetër kritikëve në partinë e tij, të cilët e panë garën në New Hampshire si ndoshta mundësinë e fundit më të mirë për ta ndaluar ose ngadalësuar atë.

Fushata e tij ishte e etur për t’i dhënë fund garës së nominimit dhe për ta kthyer fokusin e saj në një revansh me Presidentin Biden dhe baterinë e gjyqeve penale dhe civile me të cilat përballet Trump, duke përfshirë akuzat ato për përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra dhe pagesën e parave për të heshtur një ish-aktore të filmave pornografikë para zgjedhjeve të 2016-ës.

Haley u zotua se do e vazhdojë garën dhe e sfidoi Trump-in që të debatojë me të. Presioni ndaj Haley-t për t’u përkulur u rrit të martën mbrëma, pasi aleatët e akuzuan atë se po ndihmon Biden-in duke qëndruar në garë. Trump mori miratimet nga Senatorët Deb Fischer dhe John Cornyn, i cili më parë ka bërë thirrje që partia të largohet nga Trump.

“Kam parë mjaftueshëm”, tha Cornyn në rrjetet sociale.

“Republikanët duhet të bashkohen rreth një kandidati të vetëm dhe është e qartë se Presidenti Trump është zgjedhja e votuesve republikanë”.

Haley po shkon në shtetin e saj në Karolinën e Jugut për të bërë fushatë për zgjedhjet paraprake më 24 shkurt.

“New Hampshire është vetëm gara e parë në vend. Nuk është e fundit”, u tha ajo mbështetësve të saj të martën në mbrëmje.

Pavarësisht nga rruga e saj në tkurrje për të ndalur marshimin e Trump drejt nominimit republikan, shfaqja e Haley-t në New Hampshire varej nga të pavarurit, të cilët lejohen të votojnë në zgjedhjet paraprake republikane të këtij shteti.

Fuqia e Haley-t me ata votues ekspozoi disa dobësi për Trump-it në një ndeshje të mundshme me Biden në nëntor, pasi republikanët e moderuar dhe të pavarurit me prirje të djathtë dërguan një mesazh se ndarjet e brendshme të partisë nuk do zhduken aq shpejt.

Sondazhi paraprak pas votimit në New Hampshire tregoi se rreth 3 në 10 votues republikanë e konsideronin veten pjesë të lëvizjes MAGA, ndërsa mbi 6 në 10 jo. Në Iowa, ku Trump fitoi bindshëm me anëtarët e grupit republikanë javën e kaluar, 46 për qind e konsideruan veten MAGA.

Fushata e Biden reagoi gjithashtu ndaj rezultateve të së martës me fokus në nëntor.

“Tani është e qartë se Donald Trump do jetë kandidati republikan”, tha Biden në një deklaratë.

“Dua t’u them të gjithë atyre të pavarurve dhe republikanëve që ndajnë angazhimin tonë ndaj vlerave thelbësore të kombit tone, demokracisë sonë, lirive tona personale, një ekonomie që u jep të gjithëve mundësinë e duhur, të na bashkohen si amerikanë”.

Demokratët gjithashtu votuan këtu të martën, por Biden nuk u shfaq në fletëvotim sepse partia po zhvillon garën e saj të parë zyrtare në Karolinën e Jugut. Gjithsesi, New Hampshire mbajti fillimin e tij të parë, kështu që konkursi nuk do nxjerrë asnjë delegat për konventën e nominimit të verës.

Megjithatë, disa aleatë të Biden-it zhvilluan një fushatë duke u kërkuar votuesve të shkruanin në emrin e tij, me shpresën për të nxjerrë një shfaqje simbolike të mbështetjes mes vlerësimeve të ulëta të miratimit. Biden fitoi garën demokrate, parashikoi AP të martën vonë.

Gara tani zhvendoset në Nevada, ku Trump është gati të dominojë grupet parlamentare, ndërsa Haley konkurron në zgjedhjet paraprake që nuk llogariten për delegatët. Pas kësaj, në Karolinën e Jugut, Trump ka ruajtur një epërsi të gjerë në sondazhe prej të paktën 30 pikësh.

Fushata e tij e ka tallur atë me paralajmërimet për një humbje poshtëruese atje dhe ka nxjerrë jashtë republikanët e rangut më të lartë të shtetit, të cilët të gjithë kanë mbështetur Trump-in.

“Këto zgjedhje kanë përfunduar,” tha senatori Tim Scott në festën e fitores së Trump.

“Është koha që Partia Republikane të bashkohet rreth kandidatit tonë dhe presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Le ta fillojmë atë festë sonte!”

Trump ka nëntë muajt e ardhshëm për të bindur të pavarurit që të marrin anën e tij, tha Mike Dennehy, një operativ i republikanëve të New Hampshire që drejtoi fitoret paraprake të John Mçain në shtet në vitet 2000 dhe 2008.

Ai paralajmëroi se ishte e vështirë të nxirreshin përfundime në lidhje me mbështetjen më të gjerë të Trump-it nga rezultatet e së martës. Ai priste që Trump të prekte emigracionin dhe ekonominë pasi Biden po bën luftën e tij për të tërhequr të pavarurit.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e WP

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani