Vendosni fjalën kyçe....

Vettingu përjashton nga drejtësia gjyqtaren e “21 Janarit”, Arjana Caco


Arjana Caco, një nga gjyqtaret që e cila ka qenë pjesë e trupit gjykues në procesin e 21 Janarit është shkarkuar përfundimisht nga sistemi I drejtësisë.

Kolegji i Posacëm i Apelimit mori vendimin sot për të lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të datës 7 tetor 2022

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 2/2023, datë 12.01.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Gumbardhi (Caco) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 570, datë 07.10.2022.