Ajo që ndodhi në dyert e SPAK, mes gazetares Klodiana Lala dhe Sali Berishës, është pak të quhet skandaloze.
Përpjekjes së gazetares për ta pyetur rreth akt-akuzës (ishin në dyert e SPAK), përpjekjes së gazetares që të mos shpenzonte kohën e saj dhe të kolegëve duke dëgjuar prej tij broçkullat e përhershme, përpjekjes së gazetares për të respektuar veten dhe profesionin, dhe jo për të qenë një kukull druri që mban një mikrofon, ky i fundit iu përgjigj me kërcënime të hapura “Ki kujdes” Ta tregoj unë ty” etj !
Dhe ndërsa Berisha kërcënonte kolegen e tyre, gazetarët e tjerë heshtnin dhe vazhdonin mbanin mikrofonat përballë tij, në vend që të largoheshin dhe jo të dëgjonin përrallat dhe kërcënimet e tij.
Edhe pse i akuzuar për një sërë veprash korruptive dhe kriminale, Sali Berisha në fakt ka mbrojtjen e shumicës së medias, ose më saktë të pronarëve të tyre dhe disa analistëve që dalin në TV çdo mbrëmje, për të na treguar “përndjekjen” dhe “padrejtësinë” që po i bëhet atij.
Dhe arsyeja dihet. Prej korrupsionit të tij kanë përfituar dhe po përfitojnë dhe ata.
Ndaj dhe e mbrojnë me mish e shpirt, edhe tani kur s’ka zot që e mbron dot.
VINI RE: Ky material është pronësi intelekutale e Gazeta Tema