Kompanitë farmaceutike rritën çmimet e qindra barnave në janar 2024.
Ndërsa numri është në rënie nga vitet e mëparshme, rritjet e fundit të çmimeve kanë tërhequr vëmendjen e Komitetit Shëndetësor të Senatit të SHBA-së, i cili kërkoi të dëgjojë dëshmi nga krerët e industrive të mëdha farmaceutike pse amerikanët paguajnë çmimet më të larta në botë për barnat me recetë, shkruan IFL.
Për të nisur vitin e ri, prodhuesit e barnave shpesh rrisin çmimet e tyre më 1 janar dhe ky vit nuk ishte ndryshe. Më 1 janar, 453 barna të markës u rritën, sipas analizës së të dhënave nga OJQ-ja, “46brooklyn Research” për transparencën e çmimeve të barnave.
Kjo është e ngjashme me 1 janarin 2023, ku u rritën çmimi i 452 barnave, por është dukshëm më i ulët nga viti 2022 dhe 2021, që panë respektivisht 540 dhe 602 rritje të çmimeve të barnave.
Sipas analizave të mëtejshme për Wall Street Journal nga “46brooklyn Research”, 775 barna iu nënshtruan çmimeve të listuara të ngritura gjatë gjysmës së parë të janarit 2024.
Disa nga rritjet më të dukshme të çmimeve përfshinin ilaçin e astmës Xolair dhe vaksinën e herpesit Shingrix, të cilat panë rritje të çmimeve mbi 7.5 për qind, sipas analizës së WSJ. Barnat për trajtimin e kancerit, si Verzenio, Ibrance dhe Pomalyst, gjithashtu panë rritje të çmimeve mbi 5 përqind.
Ozempic, një trajtim diabeti që është bërë një ilaç në modë për humbjen e peshës, është rritur gjithashtu me 3.5 përqind. Kjo do të thotë se furnizimi i një muaji thuhet se tani kushton 970 dollarë.
Tema e çmimeve të barnave së fundmi ka tërhequr vëmendjen e kryetarit të komisionit shëndetësor të Senatit, Bernie Sanders.
Më 25 janar, Komiteti Shëndetësor i Ssenatit synonte të mbante një seancë dëgjimore të quajtur: “Pse Shtetet e Bashkuara paguajnë, deri tani, çmimet më të larta në botë për barnat me recetë?”
Siç raportohet nga STAT News, kreu i Johnson & Johnson, Joaquin Duato, ai i Merck, Robert Davis dhe kreu i Bristol Myers Squibb, Chris Boerner, u kërkuan të dëshmonin.
Megjithatë, seanca nuk do zhvillohet sepse krerët e Johnson & Johnson dhe Merck e refuzuan ftesën. Më pas, kreu i Bristol Myers Squibb u largua nga seanca me arsyetimin se do merrte pjesë vetëm nëse të paktën një shef i një tjetër kompanie farmaceutike do ishte i pranishëm.
Sanders tani është vendosur të mbajë një votim komiteti nëse do t’i lëshojë dy fletëthirrjet drejtorëve ekzekutivë të Johnson & Johnson dhe Merck, duke i detyruar ata të dëshmojnë, sipas STAT. Nëse kjo miratohet, do jetë hera e parë që komiteti i shëndetësisë lëshon një thirrje në më shumë se 40 vjet.
“Populli amerikan ka të drejtë të dijë pse ata paguajnë, deri tani, çmimet më të larta në botë për barnat me recetë, ndërsa industria farmaceutike në SHBA bën qindra miliarda fitime dhe u paguan krerëve të tyre dhjetëra milionë dollarë. në kompensim”, tha Sanders në një deklaratë të botuar në nëntor 2023.
“Një ilaç që shpëton jetë nuk është efektiv nëse pacienti që ka nevojë për atë ilaç nuk mund ta përballojë atë,” shtoi ai.