Vendosni fjalën kyçe....

A do thirret Rama për t’u pyetur për çështjen “McGonigal”? Si përgjigjet kreu i SPAK-ut Dumani


Kreu i SPAK-ut Altin Dumani ka thënë nga Shkodra, në një takim në Universitetin Luigj Gurakuqi se struktura që drejton ka integritet dhe se po heton krimin dhe terrorizmin.

Gjithashtu ai theksoi se gjatë ngritjes së strukturës ka pasur një përzgjedhje të prokurorëve për të pasur të tillë me integritet.

“SPAK në muajin dhjetor bën 4 vjet, por SPAK ëshëe bërë funksional vetëm vitin e kaluar për shkak se organika e bë e mundur të jetë e plotë. Në SPAK i kushtohet vëmendje integritetit. Duhet te kesh disa vlera jo vetem profesionale, por duhet të kesh demostruar integritet. Prokurorët tanë i nënshtrohen jo vetëm Vetingut, por kemi heq dorë edhe nga privatësia bashkë me familjarët tanë. 

E njëjta gjë vlen edhe per Byronë Kombëtare të Hetimit, madje ata kalojnë edhe një tjetër provë, testin e poligrafit, makina e së vërtetës. Jemi përpjekur që të kemi njerëz me integritet në SPAK. Kemi dhënë shenja që SPAK është në gjendje të hetojë subjekte të ndryshme pavarësisht fuqisë së tyre politike dhe ekonomike. 

SPAK heton edhe krimin dhe terrorizmin dhe jemi përballur edhe me struktura kriminale, pavaresisht sa fuqi kanë apo lidhjet e tyre më politikën. Jemi përditë në këtë luftë, ajo është e vazhdueshme.” – tha Dumani.

Teksa kreu i SPAK-ut foli jo pak për integritetin e prokurorëve që përbëjnë strukturën dhe përzgjedhjen e kujdesshme të tyre, pak javë më parë, biznesmeni Mirel Mërtiri, bëri akuza të rënda publike ndaj prokurorit Klodian Braho.

Ai e akuzoi atë se e ka stisur të gjithë dosjen e inceneratorëve për persona të tjerë dhe se kishte manipuluar provat.

Po kështu Mërtiri pohoi se kishte kallëzuar në SPAK fshehjen që prokurori Klodian Braho u ka bërë organeve të drejtësisë për një udhëtim tijin në Greqi me një person të dënuar për trafik droge.

Ai tha gjithashtu se i kishte kërkuar kreut të SPAK-ut, Dumani, që të jepte dëshminë e tij për çështjen e inceneratorëve, duke pohuar se nuk kishte marrë asnjë përgjigje prej tij.

Më tej ai u shpreh se struktura që drejton po mundohet të thyejë mitin e pandëshkueshmërisë.

Lidhur me këtë ai pohoi se prokuroria ka ndryshuar mënyrat e hetimit dhe se ka investuar në teknologji për të qenë sa më efikase.

Dumani theksoi gjithashtu se SPAK ka pavarësi të plotë nga pushtetet e tjera dhe se nuk kontrollohet prej tyre.

“Për të folur për suksese duhet të presim edhe vendimet e formës së prerë të gjykatës. Çcdo ditë hetojmë dhe presim vendime fajësie nga gjykatat. Është punë e përditshme, stresuese, e lodhshme, por në fund të ditës kur shikon që po mundohemi të thyejmë atë mitin e pandëshkueshmërisë, atëherë ndjehesh mirë. 

Është e lodhshme por jo e pamundur. Kjo është bërë falë edhe ndryshimit të metodologjisë së punës në prokurorinë e posaçme. Disa metoda që përdoren tani janë përdorur rrallë dhe tani përdoren masivisht si mjete të kërkimit të provës. Kemi investuar shumë edhe në teknologji. 

Duhet edhe një buxhet i mirë dhe deri tani jemi financuar mirë nga buxheti i shtetit por po përdorim edhe të pasuritë e konfiskuara nga krimi që kapin miliona euro. Jua them me siguri se kemi pavarësi totale nga pushtetet e tjera. Nuk kemi marrëdhënie kontrolluese nga institucionet e tjera.”­ – tha ndër të tjera Dumani.

Deklarata e Dumanit vjen një ditë pas lajmit se shumica e Edi Ramës nuk e përjashtoi mundësinë e ngritjes së një komisioni për të kontrolluar organet e drejtësisë.

Ndër të tjera Dumani u pyet edhe në lidhje me marrjen apo jo në pyetje të kryeministrit Edi Rama mbi çështjen “McGonigal”, Dumani tha se nuk kanë rëndësi emrat, por provat. 

Ai shtoi se nuk ka rëndësi pushteti dhe se kushdo do të duhet të japë llogari në SPAK kur t’i vijë koha.

Dumani u pyet dhe mbi çëshjten e Mc Gonigal dhe nëse a do thirret Rama për tu pyetur për këtë çështje. 

“Nuk mund te pergjigjem per pyetje te caktuara. Nuk ka rendesi emri por provat dhe nuk ka rendesi pushteti qe ka dhe ne nje moment do ti duhet kujtdo qe te vije dhe te jape llogari ne SPAK apo gjykate. 

Ne jemi te ndjeshem ndaj asaj qe ndodh edhe ne media apo kudo tjeter. Shume media ne muajin shkurt e vitit te kaluar dhe deri para 2 3 muajsh kemi marre kritika pse nuk kemi regjistruar çeshtjen e Mc Gonigal dhe gjithe kriteket duhet te ndjehen te zhgenjyer se e kemi regjistruar qe ne janar te vitit 2022. Duhet te presim momentin kur te kemi diçka konkrete per ta publikuar”, u shpreh Dumani.

Më tej Kreu i SPAK  u pyet dhe për Metën se në çfarë faze janë hetimet por nuk dha detaje.

“Çështje nën hetim dhe nuk mund të jap të dhëna”-tha Dumani.