Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj e cilësoi vendimin e Apelit për lënien në fuqi të masës së arrestit ndaj ish-kryeministrit si një vendim politik dhe deklaroi se do të bënin rekurs në Gjykatën e Lartë.
Ndërsa shtoi se Apeli i GJKKO nuk është shprehur për kërkesën e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka e cila dha vendimin për caktimin e masës ‘arrest shtëpie’ ndaj kreut të Rithemelimit.
“U dekriptua qëllimi politik i mbajtjes. Nuk ka rëndësi nëse ish- kryeministri paraqitet apo është në dispozicion të hetimit. Qëllimi është që ai të izolohet. Gjykata nuk është shprehur gjithashtu mbi kërkesën për përjashtimin që kemi ankimuar. Berisha u paraqit për t’u marrë në pyetje, dje gjykata e shtyu seancën për sot dhe nuk e kuptoj arsyen përse. Gjykata ka bërë gjithashtu edhe një gabim tjetër sepse nuk është shprehur gjithashtu mbi kërkesën për përjashtimin që kemi ankimuar. Vendimin do ta rekursojmë në Gjykatën e Lartë.” – tha Gjokutaj.