Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e grupit Berisha-Bardhi mblidhen para foltores, socialistët votojnë ligjet shpejt e shpejt


Deputetët e grupimit Berisha-Bardhi janë mbledhur para foltores së Kuvendit teksa kryetarja Nikolla lexon me shpejtësi ligjet që do miratohen në seancë e sotme dhe deputetët socialistë i votojnë ato.

Seanca e sotme vjen teksa Apeli i Gjykatës së Posaçme la në arrest shtëpie ish-kryeministrin Sali Berisha.

Po kështu seanca zhvillohet pas përplasjes në mbledhjen e djeshme mes deputetëve të grupit Berisha e Bardhi me grupin Berishës që kërkoi llogari palës tjetër pse nuk ka përfaqësues në Bruksel dhe pse çështja e Berishës nuk ishte futur në rezolutë.