Vendosni fjalën kyçe....

Mes bilbilave dhe pankartave, shumica voton projektligje, akte dhe projektvendime


Pavarësisht zhurmës së bilbilave dhe pankartave të deputetëve të opozitës, shumica socialiste nuk u ndalua në procesin e saj të votimit të projektligjeve, projektvendimeve apo akteve normative në një seancë që zgjati vetëm disa minuta.

Ndërsa u rrëzua projektligji i deputetëve të Partisë së Lirisë, Kryemadhi, Vasili dhe Xhixho “Për indeksimin e pagës së punonjësve dhe nëpunësve në Republikën e Shqipërisë”.

Në kushtet e një situate anormale gjatë seancës ku deputetët e opozitës përdorën zhurmuese për të pamundësuar punimet, PS miratoi me 73 vota pro projektligjet dhe aktet normative pa patur debat mes palëve. 

Seanca plenare shqyrtoi:

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Francës, përfaqësuar nga rajoni Provence-Alpes-Cote D’Azur, dhe Komisionit Evropian, për programin “(lnterreg VI-B) Euro Mesdhe (EURO MED) 2021-2027″”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Shqipërisë”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Anti Normativ nr. 6, datë 14.12.2023 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 84/2022 “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Akti Normativ nr. 7, datë 14.12.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Akti Normativ nr. 8, datë “Për marrjen e masave urgjente për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2022”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për shfuqizimin e ligjit nr. 115/2017 ‘Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës’, të ndryshuar”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për indeksimin e pagës së punonjësve dhe nëpunësve në Republikën e Shqipërisë”, nismë e deputetëve të pakicës parlamentare, znj. Monika Kryemadhi, znj. Erisa Xhixho dhe z. Petrit Vasili, u rrëzua me 73 vota kundër, 0 pro dhe 0 abstenim.

Projektvendimet

Seanca miratoi me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim Projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 86/2018 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Komisionerit për të Drejtën e lnformimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar”. 

Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 28/2020 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 55/2014 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”, i ndryshuar”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”, u miratua me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.