Vendosni fjalën kyçe....

Përfaqësuesi amerikan mesazh Ramës: Presim që SPAK-u të bëjë më shumë


Pa kaluar 24 orë nga deklarata e deputetit socialist Eduard Shalsi, përfaqësuesi amerikan ka dhënë mbështetje për SPAK-un.

Këshilltari Ligjor në ambasadën e SHBA-së, David Backman i ka dërguar një mesazh Kryeministrit Edi Rama ku forca e tij politika ka iniciuar një nismë që synon të kontrollojë prokurorinë e posaçme.

Beckam në takimin e zhvilluar në Shkodër kërkoi që SPAK të bëjë më shumë duke e konsideruar të mrekullueshëm dhe të domosdoshëm në një vend me korrupsion si Shqipëria.

Përfaqësuesi i SHBA-ve në Tiranë për çështjet ligjore tha se pret që SPAK të bëjë më shumë në luftën ndaj korrupsionit.

“SPAK-u është i mrekullueshëm dhe i duhet shumë një vendi me korrupsion si Shqipëria. SPAK-u është i rëndësishëm ndaj edhe e shihni çdo ditë në TV, teksa i referohen mediat dhe politikanët. SPAK-u mund të bëjë akoma diçka më shumë dhe jam i sigurt dhe ne e presim këtë. Ju të rinjtë mund të ndryshoni kulturën bazike të integritetit sepse SPAK-u nuk mund ta bëjë i vetëm. Jua them me siguri se SPAK-un e kanë zili shumë shtete të tjera që nuk e kanë si strukturë. SPAK-u duhet ruajtur si xhevahir në Shqipëri. Është e vërtetë që SPAK-u është një institucion i mbingarkuar, por me një shoqëri më të mirë situata në vend mund të përmirësohet dhe SPAK-u mund ta ketë më të lehtë. Korrupsioni është kudo. Kam shërbyer në Sri Lanka dhe ju them se si atje si në Amerikë, por edhe këtu në Shqipëri ka korrupsion, por çështja është te niveli, burimet, institucionet mbikëqyrëse. Në Amerikë për shkak të kësaj frika është shumë më e madhe për të bërë korrupsion. Sa i përket përqindjes së korrupsionit në Amerikë nga ku vij unë, Sri Lanka ku kam shërbyer apo për tre muajt e fundit që gjendem në Shqipëri ju ftoj të shihni raportet zyrtare”- deklaroi Beckman.