Vendosni fjalën kyçe....

Reforma Zgjedhore, Çollaku thirrje grupit Berisha-Bardhi: Të dalim me një draft për Reformën Zgjedhore


PD i bën thirrje grupit të Bardhit që të ulen në diskutime për Reformën Zgjedhore. Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku pas seancës plenare tha se kolegët e tjerë të opozitës janë të mirëpritur që të ulen në diskutime dhe të dalin me një draft të përbashkët në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Pretendimi i dytë për komisionin e Reformës zgjedhore, është i pandershëm nga kolegët e opozitës. Nëse Nikolla do pranonte emrat dhe listat e propozuara nga miku im bardhi me mbështetjen e Rithemelimit, do asgjësonte përfaqësimin e PD. 

Është e paligjshme dhe cenim i të drejtës kushtetuese të subjektit më të madh që është PD. Nuk ka mundësi të ketë formulime të tjera në rast se nuk ekziston një kompromis për të asgjësuar PD në komision. Janë vende dhe përfaqësimi është gjithëpërfshirës, edhe nga Rithemelimi dhe partitë aleate. 

Jemi toalisht të hapur që me kolegët e opozitës të shkojmë drejt, nuk është thelbi kush ulet në karrige, por ca do dalë nga kjo refromë. Ne vetëm ato opsione do mbështesim, listat e hapura, vota e diasporës dhe votim elektronik dhe 1 zonë zgjedhore. 

Nëse kanë propozime të tjera janë të mirëpritur që të bëjmë në draft. Mazhoranca s’ka asnjë interes të ndryshojë reformën. Nëse kanë propozime të tjera janë të mirëpritur dhe dalim me një draft”, tha Çollaku.