Deputeti i PD-së Ervin Salianji në një dalje për mediat tha se Kuvendi i bindet PS-së. Ai i bëri thirrje PS-së që mos të ndërhyjë në punët e brendshme të PD.
Salianji tha mes të tjerash se opozita kërkon bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore.
“Siç edhe e shihni, në mënyrë të përsëritur PS e ka vënë për fund parlamentit dhe institucionet e tjera. Të gjitha institucionet i binden Ramës. Po votohen ligjet dhe kalohen në mënyrë të përshpejtuar.
Ne kërkojmë 3 kërkesa kushtuese, që nuk na i garanton Rama. Asnjë i PS. Po kërkojmë bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore. Nuk mund të ketë një grupim me 7 deputetë me 4 përfaqësues dhe opozita të mos kenë bashkëkryetar.
Së dyti, e kemi bindur publikun për frikën e Ramës për hetim, fakton se frikën duan ta mbulojnë me mos hetim parlamentar. Kërkesa tjetër është të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të PD.
ODHIR kërkoi dje ndalimin e përdorimin e Administratës në fushatë, pavarësisht deklaratave nga ndërkombëtarët për adresimin e problematikave të raportit të OSBE-ODHIR, vijohet njëlloj.”, tha ai.