Një bazë ushtarake amerikane në Ishujt Marshall u përball me një ngjarje të pazakontë para pak ditësh.
Valë të mëdha u përplasën mbi ishull, mbi bazën dhe përmes dyerve mbuluan një pjesë të mirë të bazës.
Kjo valë, dhe shumë të tjera si ajo, përmbytën ishullin Roi-Namur, që ndodhet në veri të atolit, duke detyruar evakuimin e 80 personave.
Përveç lagjes së pajijsjeve e pajimeve ushtarake, dëmi i përgjithshëm ishte edhe më i madh.
Rreth një e treta e ishullit mbeti nën ujë, ndërsa mbeturinat nga dallgët e lanë pistën e bazës jashtë funksionit.
“Kjo do hyjë në librat e historisë së KWAJ si një nga incidentet më sfiduese ndonjëherë”, tha komandanti i bazës, Kolonel Drew Morgan. Ai shtoi se përpjekja për rikuperim mund të zgjasë “muaj apo edhe vite”.
Një video e valës, ku shfaqeshin edhe njerëz të tjerë duke e filmuar valën, u publikua nga i mbijetuari Erik Hanson në llogarinë e tij në Instagram.