Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku për ligjin e Investimeve Strategjike: Cënon rëndë dhe marrëveshjen e stabilizim asocimit


Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me Ligjin për Investimet Strategjike, të cilat sipas saj janë shtyrë për herë të tretë.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se ky ligj nuk ka asnjë rekord pozitiv investimesh të huaja.

Postimi:

Ligji për Investimet strategjike shtyhet për herë të tretë!

Mbrëmë vonë natën në faqen u kuvendit u publikua me një propozim deputeti (sa herë duan të mos ketë proces ia japin deputetëve ti dorëzojnë) shtryja e tretë e Ligjit për Investimet Strategjike. 

Ligji i perkoheshem qe u bë për nje periudhe tranzitore shtyhet e shkon 10 vjet.

Kur prisnim që të diskutonim për një ligj të plotë investimesh qeveria vazhdon me ligjin më klientelist e antinpronë të 30 viteve të fundit.

Ky ligj nuk ka asnjë rekord pozitiv investimesh të huaja nga 18 vendime të këshillit të investimeve vitin e shkuar veç 2 janë të huaj; nuk ka asnjë punësim shtesë, ka vec zapti ntë probës publike e asaj private.

Ky ligj cënon rëndë dhe marrëveshjen e stabilizim asaocimit, konkurencën, garën, tregun e lirë e mundësitë!