Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në galerinë e artit në rajonin separatist shkrumbon mbi 4000 vepra arti


Një zjarr shpërtheu në Galerinë Kombëtare të Artit të Abkhazisë, një republikë separatiste pro-ruse që është zyrtarisht pjesë e Gjeorgjisë, në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, duke shkatërruar të paktën 4,000 vepra arti, raportojnë mediat shtetërore lokale.

“Gjithçka u dogj,” tha ministrja në detyrë e Kulturës Dinara Smyr, sipas agjencisë së lajmeve të rajonit Apsnypress.

“Kjo është një humbje e pariparueshme për kulturën kombëtare të Abkhazisë. Po mbytem nga lotët. Është e vështirë për mua të flas.”

Apsnypress raportoi se koleksioni i galerisë përfshinte rreth 300 vepra të Alexander Chachba-Shervashidze, një piktor në mërgim, të cilin republika e shkëputur e konsideron si “artistin e parë profesionist abkhazian”. Asnjë nga pjesët e tij nuk mendohet të ketë mbijetuar, tha Smyr.

Galeria Kombëtare e Arteve është në Sukhumi, kryeqyteti i republikës separatiste.

Abkhazia ka shpallur qeverinë e saj dhe mbështetet nga Rusia, por nuk njihet zyrtarisht si shtet nga shumica e vendeve apo nga Kombet e Bashkuara. Sipas Komitetit Shtetëror të Statistikave të Abkhazisë, popullsia e rajonit ishte rreth 244,000 në vitin 2021.

Veprat e Picasso, Rembrandt dhe Goya dyshohej se humbën pas zjarrit në galerinë e artit.

“Djegia e veprave të artit që përbënin fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve është një humbje e pariparueshme për trashëgiminë kulturore të shtetit tonë”, tha Parlamenti i Abkhazisë në një deklaratë të postuar në mediat shtetërore.

Rreth 150 piktura nga artistë abkhazë i mbijetuan zjarrit, raportoi Apsnypress, duke cituar Smyr. Agjencia e lajmeve tha gjithashtu se Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Abkhazisë ka hapur një hetim për shkakun e zjarrit.