Vendosni fjalën kyçe....

Basha: S’jam këtu për karrige po besoj në një mision timin e të PD-së


Ish-kreu i PD-së Basha tha se synon t’u japë shqiptarëve një qeveri të përgjegjshme duke e quajtur këtë një mision.

Në një bashkëbisedime me gazetarët ai theksoi se Rama e Berisha nuk ndjekin interesin publik po kanë interesa vetjake si dhe kanë ankth nga SPAK-u.

“Ajo që më trishton nuk janë lojërat e Ramës me Berishën po është fatura që paguajnë. Edhe pse duket sikur ekonomia po ecën, po ndërtohen kulla, po kjo nuk po sjell asnjë zhvillim. Emigracioni është në gjendje dramatike. Këtë nuk ia fal më njeri kryeministrit Rama. Kur e thashë para dy vitesh Trekëndëshin e Bermudës shumë u habitën. Atyre nuk u intereson interesi publik. Ata kanë ankthet e tyre nga drejtësia nga ajo që do vijë një ditë dhe mesa duket po vjen përmes SPAK-ut. Ne e mbështesim pa ekuivok SPAK-un. Nuk jam për karrigen ime, as për veten time. Unë jam për një mision dhe ai është t’u japim shqiptarëve një qeverisje të mirë. Unë mund të  përdor truqet e dy këndeve të Trekëndëshit të Bërmudës. Tjetri thotë fitore edhe kur po shkon gropë ndërsa tjetri thotë mandati i katërt, madati i pestë.” – tha Basha.