Teatër me regji të kryeministrit Rama e ka quajtur Lulzim Basha moszhvillimin e mbledhjes së komisionit të reformës zgjedhore me praninë fizike të deputetëve.
Në një konferencë shtypi për mediat, Basha bëri thirrje për zhvillimin normal të punimeve të komisionit.
Sipas ish-kreut të PD-së duhet barazi vote dhe ai që merr më shumë duhet të bëhet deputet.
“Teatri me regji të Edi Ramës pamundësoi mbledhjen fizike të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Thirrja ime është të lihen alibitë e të mundësohet funksionimi normal i këtij komisioni. Duhet barazi vote. Kush merr më shumë vota të bëhet deputet. Votim e numërim elektronik dhe vota e diasporës. Debati këtë javë ka qenë ik Enkelejd, hajde Oerd. Kjo është në interes të atyre që nuk e duan këtë. Nuk mendohet për interesin publik. Nuk duhet të humbasim kohë me qurravitje për interesa të vogla. Të enjten u është bërë dëm qindra e mijëra familjeve shqiptare me votimin e 11 ligjeve përmes rrëmujës”, tha Basha.