Vendosni fjalën kyçe....

Charles Michel bëhet pishman, tërhiqet nga ideja për të kandiduar në zgjedhjet evropiane


Presidenti aktual i Këshillit Evropian, bëri një hap mbrapa në idenë për të kandiduar në zgjedhjet evropiane.

Charles Michel lajmëroi se nuk do garojë në zgjedhje dhe se do vijojë t’i përkushtohet përgjegjësive të marra aktualisht dhe të palëkundura.

“Nuk do të kandidoj për zgjedhjet europiane. Do t’u përkushtohem përgjegjësive që mbaj aktualisht, me vendosmëri të palëkundur derisa ato të përfundojnë. Unë do të jem gjithmonë një mbështetës i vendosur i një Evrope që është demokratike, e fortë, e bashkuar dhe sovrane e fatin e vet,” shkruan Michel.