Vendosni fjalën kyçe....

“Gjaku ta shtoftë ankthin” – Braçe i kujton Bashës 23 janarin 2011


Lulzim Basha në konferencën me gazetarët ditën e sotme ndërsa i doli në mbrojtje SPAK-ut kundërejt nismës së qeverisë për ta vënë në kontroll tha se kush ka panik nga hetimet, Zoti tja shtojë panikun.

Për këtë deklaratë ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe, i cili i kujton Bashës 23 janarin 2011, dy ditë pas vrasjes së katër protestuesve në bulevard.

Braçe duke i kujtuar Bashës atëherë në detyrën e Ministrit të Brendshëm, mbledhjen brenda Gardës së Republikës së bashku me Kryeministrin e asaj kohe Sali Berisha dhe drejtuesin e Gardës Ndrea Prendi, i quan ata “zinxhiri komandues i pushkatimeve më 21 janar”.

Si duket Braçe duke shpërndarë foton dhe nën hijen e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës për rastin kërkon të panikosë Bashën pas deklaratave të tij si “mbrojës i SPAK-ut”.

Lulzim; Gjaku ta shtoftë ankthin,

Gjaku të lëntë pa gjumë! (Edhe pse e torturon gjumin me vullnetin tend). E mban mend kete mbledhjen Lulzim?

23 janar 2011, brenda në Gardën Republikane; Ju, zinxhiri komandues i pushkatimeve në 21 janar!”-shkruan Braçe.