Gjykata ka rrëzuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
Beleri u arrestua mq 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Ai akuzohet për blerje votash, gjë të cilën e ka mohuar me forcë.
Beleri ka kërkuar gjithashtu që të betohet si kryebashkiak i Himarës brenda burgut ose të lejohet ta bëjë këtë gjë jashtë tij, por kjo nuk është pranuar nga gjykata.