Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton është shpotitur në rrjet pasi u kap në video duke u përpjekur të kërcente “La Macarena” në një festë në Spanjë me dyshen që e bënë të famshe këngën, Los del Rio.
Pas takimit të saj në Madrid me ministrin e Jashtëm José Manuel Albares, Clinton udhëtoi për në Sevilje për të marrë pjesë në një festë për nder të saj në Palacio de Duenas.
Videoja që u shpërnda në Instagram tregon Clinton duke u tërhequr përpara një grupi njerëzish për të kërcyer me grupin.
Ajo përpiqet ta ndjekë ritmin, por duket se nuk i njeh lëvizjet e hitit ikonik të kërcimit të viteve ’90.
Olive Press tha se mungesa e njohurive të Klintonit për kërcimin ishte e çuditshme, pasi muzika luhej vazhdimisht në takimet e Partisë Demokratike gjatë fushatës për të rizgjedhur bashkëshortin e saj, ish-presidentin Bill Clinton.