Vendosni fjalën kyçe....

Klopp “u thyen zemrën” tifozëve të Liverpulit, njofton largimin (Video)


Trajneri gjerman Liverpulit Jurgen Klopp ka njoftuar largimin e tij nga klubi anglez në fund të sezonit.

Në një video të shpërndarë nga klubi anglez në rrjetet sociale, Klopp theksoi se po i shterojnë energjitë dhe për këtë arsye nuk mund ta bëjë më si duhet detyrën që ka marrë përsipër shumë vite më parë.

“Dua absolutisht gjithçka në këtë klub, në këtë qytet, tifozët e mrekullueshëm, ekipin, stafin. Fakti që po e bëj këtë njoftim tregon se jam i bindur në këtë hap që po ndërmarr. Nuk di si t’ua them por po më mbarojnë energjitë. Nuk kam asnjë problem tani por kishte shumë kohë që doja ta thoja këtë. Nuk mund ta bëj më punën papushim. Pas shumë viteve që kemi kaluar sëbashku, kohën që kemi kaluar, vështirësitë e sfidat me të cilat jemi përballur, respekti ndaj jush vetëm u rrit dhe më e pakta që mund të bëja është të thoa të vërtetn, kjo është më së paku ajo  që iu detyrohem.” – tha Klopp.

Trajneri gjerman e mori drejtimin e Liverpulit në vitin 2015 dhe në 9 vitet në krye të ekipit ka fituar një kampionat në Premierligë, një Kupë FA, një Kupë EFL, një Ligë Kampionësh, një Superkupë UEFA dhe një Kupë të Botërorit të Klubeve.

Këtë sezon Liverpuli mban kreun e renditjes me 5 pikë më shumë se Manchester City kur sapo është mbyllur faza e parë.