Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku akuza PS-së: Me propozimet në Kodin e Ri penal kërkojnë të krijojnë mburojë politike ndaj institucioneve të drejtësisë


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka dalë në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit ku ka akuzuar Partinë Socialiste se po përpiqet të marrë funksione që i takojnë parlamentit.

Sipas saj, me propozimet e saj sa i takon Kodit të Ri penal, PS po kërkon të krijojë një mburojë politike ndaj institucioneve të drejtësisë.

“Ashtu si të gjithë e kemi patrë Këshilli Kombëtar i Integrimit ka në përbërje të tij kolegë nga të gjithë partitë politike dhe të institucioneve të vendit, të njëjtën të drejtë deputetët e kanë edhe në komisionet parlamentare. Duke pasur parasysh këtë panoramë dhe duke sjellë në konsideratë edhe faktin që gjithë institucionet e drejtësisë raportojnë të paktën një herë në parlament ngrihet pyetje pse PS po kërkon të kontrollojë veprimtarinë e këtyre institucioneve. Kjo duket si mburojë politike nga institucionet e drejtësisë, sot vjen me një prppozim për të dekriminalizuar abuzimin me detyrën. Sot duan të imponojnë kontrollin mbi këto institucione jo-politike”- tha Tabaku.