Vendosni fjalën kyçe....

“Zgjedhorja”/ Gjiknuri thirrje opozitës: Mos pengoni punën, të ecim përpara


Damian Gjiknuri ka mbajtur sot një deklaratë për mediat pas dështimit të mbledhjes fizike të Komisionit të Reformës Zgjedhore, çka çoi në mbajtjen e takimit online.

“Synimi ynë është të çojmë punën përpara. Jeni dëshmitare që një pjesë e opozitës me veprime vandale e ka bërë të pamundur mbledhjen fizike të komisionit.

Komisioni është gjithëpërfshirës, është ngritur nën frymën e përfaqësimit të rrymave politike që janë në Kuvend. 

Asnjë zë aty nuk është i pa përfaqësuar. Veto është më shemër të bllokuar, pretendimi i ngritur. Nuk duhet të mbahemi tek çështja e vetos, palët kanë ekspertet e përfshirë për të ndihmuar gjetjen e zgjidhjeve me rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Vullneti i mazhorancës është që të dëgjoje të gjitha palët. Flukse e opozitës të vijnë me propozime konkrete.

I bëj thirrje, mos pengoni zhvillimin e komisionit. Është në interesin tuaj, reforma i duhet edhe opozitës. PS mund të jetë edhe e qetë me këtë kod Zgjedhor, pasi jemi parti në Pushtet dhe kemi një kod të aprovuar nga ODIHR. Opozita duhet të jetë e para e interesuar dhe nuk e kuptoj si pengon palët”, tha ai.