Vendosni fjalën kyçe....

Damir Fazliç masakron Bashën: Manekinë e përjetshme, vrapo Forest vrapo


Biznesmeni i njohur serbo boshnjak Damir Fazliç ka ironizuar figurën e kryetarit të PD-së Lulzim Bashës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, biznesmeni Fazliç krahas një fotoje të një manekini, shkruan: “Lulzim Basha në ekspozitë të përhershme. Vrapo Forrest vrapo.”

Në disa raste Fazliç i është referuar Bashës me nofkën “Forrest Gump”, personazh mitik kinematografik i luajtur nga Tom Hanks që personifikon një njeri me kufizime mendore që gjithmonë korrte sukses.