Vendosni fjalën kyçe....

Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO rikthen në qeli Pëllumb Abeshin, nuk ndryshon masa për të akuzuarit e tjerë


Apeli i GJKKO-së rikthen në qeli Pëllumb Abeshin, njëri prej të akuzuarve lidhur me hetimet për dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Vendimi u dha  sot mga gjyqtari i Apelit të GjJKKO-së, Dhimitër Lara i cili pranoi kështu ankimimin e SPAK vetëm për 1 nga 8 personat në hetim. Edhe këta kishin bërë ankimim në Apel.

Ndërkohë është lënë e pandryshuar masa e sigurisë për 7 ish-zyrtarët mes tyre ish-ministrin Lefter KokaTetë nga 15 e akuzuarit për inceneratori e Tiranës, ankimuan vendimin nr. 134, datë 07.12.2023, vazhduar me vendimin nr. 136, datë 11.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish -Drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Bledar Karoli që ndodhen në arrest me burg kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë por gjyqtari i Apelit i GJKKO-së Dhimitër Lara nuk e pranoi

Alba Thoma, dhe Silena Tola, Sidrita Kopliku të cilët ndodhen në arrest shtëpie, kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, duke pretenduar se nuk kanë kryer vepër penale dhe se kanë zbatuar vetëm detyrën. As për këta Gjyqtari i Apelit i GJKKO-së nuk pranoi ankimimin duke refuzuar kërkesën.