Kreu i Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
Sipas mediave, masa e sigurisë është ekzekutuar në Korçë. Ai akuzohet për korrupsion me vlerë 5 mijë euro. Dosja po hetohet nga prokurori i SPAK Ervin Goga.
Bëhet fjalë për një çështje, ku avokati marrë përsipër ndikim të paligjshëm në radhët e gjyqësorit. Mbetet për tu parë nëse ka persona të tjerë për tu arrestuar.