Vendosni fjalën kyçe....

Pasuria e familjeve në sitë/ Tatimet krijojnë regjistrin e pasurisë së qytetarëve


Tatimet do të krijojnë regjistrin e pasurisë së qytetarëve për të parë nëse ato përputhen me të ardhurat legjitime të deklaruara.

Kapitali.al ka mësuar se administrata tatimore po krijon regjistrin unik të pasurisë, i cili do të përmbajë të gjithë pasurinë e qytetarëve, jo vetëm ato të paluajshtshme, por edhe pasuritë e luajtshme si automjete, jahte apo ccdo gjë tjetër.

Ndërtimi i Regjistrit të Pasurive të Tatimpaguesve (të luajtshme dhe të paluajtshme), me qëllim vlerësimin real të pasurisë së tatimpaguesve, ndërtimin e një sistemi për verifikimin dhe gjurmimin e të ardhurave të tatimpaguesve, kontrollin e plotë të pagesave të kryera për tatimin në prone,” thuhet në planin e masave të administratës tatimore.

Sipas dokumentit, ky proces do të kalojë në tre faza, të cilat do të mundësojnë integrimin e të gjithë pasurive të individëve në një regjistër të vetëm, që do të administrohet nga tatimet.

Këto faza përfshijnë krijimin e një Regjistri të Pasurive me atributet përkatëse, shkëmbimin e të dhënave me web-service si dhe analizën e të dhënave.

Sipas administratës tatimore, regjistri do të ushqehet në mënyrë automatike nga të dhënat e një sërë institucioneve publike si Kadastra, Drejtoria e Shërbimit Rrugor, Autoriteti i Aviacionit Civile.

Deri më tani zbatimi i regjistrit të pasurive ka qenë i pjesshëm për shkak të mungesës së shërbimeve ueb nga palët e treta dhe marrja manuale e informacioneve.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Kapitali.al