Vendosni fjalën kyçe....

PL propozon hapat për të shmangur kolapsin në sistemin arsimor: Të ndërmerren reforma të thella në kurrikula


Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë në arsimin shqiptar.

Në një reagim në rrjetet sociale, Xhixho ka propozuar 4 pika, me anë të të cilave ajo shprehet se do të shmanget kolapsi në arsim.

Sipas Xhixhos, e rëndësishme është që të ndërmerren reforma të thella në kurrikula dhe aftësimin e mësimdhënies.

 “Shqipëria rrezikon të mbetet pa mësues në vitet që vijnë dhe ne duhet të reagojmë sot!

Çfarë propozojmë ne për të shmangur kolapsin e sistemit arsimor?

1.Mësuesia dhe shkenca duhet të konsiderohen degë prioritare. Ato duhen trajtuar me incentiva të jashtëzakonshme dhe praktika që nxisin motivimin e studentëve.

2.Të ndërmerren reforma të thella në kurrikula dhe aftësimin e mësimdhënies.

3.Niveli i pagave të mësuesve në piramidën e pagave të miratohet me ligj me shumicë të cilësuar. Kjo do motivojë mësuesit të rrisin kapacitetet e tyre dhe studentët ta shohin degën e mësuesisë me prioritet dhe dinjitet.

3.Të rritet cilësia e të shtohen çerdhe e kopshte në qytetet kryesore, ku numri i fëmijëve i tejkakon kapacitetet.

Duhet t’i japim së ardhmes mësuesit dhe mësuesve vlerën e paçmuar që kanë!

Ta bëjmë sot se përndryshe nesër do të jetë vonë!”, tha Xhixho.