Aksionet e prodhuesit të makinave elektirike Tesla ranë me më shumë se 12%. Këtë e bëri të ditur vetë kompania të enjten, ku paralajmëroi se shitjet të saj do të ishte më e dobët këtë vit sesa në 2023-shin.
Kjo fshiu rreth 80 miliardë dollarë (63 miliardë £) nga vlera e tregut të aksioneve të kompanisë.
Prodhuesi i makinave elektrike, e cila udhëhiqet nga multimiliarderi Elon Musk, tha se rritja e shitjeve të saj mund të jetë dukshëm më e ulët në vitin 2024, pavarësisht uljes së çmimeve.
Kompania ka ulur çmimet në tregjet kryesore anembanë botës, duke përfshirë Evropën dhe Kinën, pasi përballet me konkurrencë të ashpër nga rivalët kinezë si BYD, si dhe nga prodhuesit tradicionalë të makinave.
Kërkesa është ulur gjithashtu nga kostot e larta të huamarrjes, për shkak se bankat qëndrore në mbarë botën i mbajnë normat e interesit të larta ndërsa përpiqen të frenojnë inflacionin.
Tesla tha se ulja e çmimeve, si dhe shpenzimet më të larta për zhvillimin e kompanisë si dhe kostot që lidhen me rritjen e prodhimit të Cybertruck-ut të ri, kanë ndikuar në marzhin e fitimit të tij.
Gjithashtu kompania tha se ishte ‘midis dy valëve kryesore të rritjes’ dhe po planifikonte të fillonte prodhimin e një automjeti të ri me kosto më të ulët në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.
Musk gjithashtu paralajmëroi investitorët se konkurrentët kinezë ‘do të shkatërrojnë shumë kompanitë e tjera të makinave në botë’ nëse nuk vendosen barriera tregtare.
Thirrja e tij për barriera tregtare në tregun gjithnjë e më konkurrues erdhi pasi BYD kaloi Teslën si kryesuesja në botë për shitjeb e prodhuesit të makinave elektrike në tre muajt e fundit të 2023.
Paralajmërimi i Teslës për një ngadalësim vjen pas viteve të rritjes së fortë dhe reflekton shqetësimet rreth dobësimit të kërkesës globale për automjete elektrike.
Aksionet e Tesla-s kanë humbur tani më shumë se një të katërtën e vlerës së tyre deri tani.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BBC