Vendosni fjalën kyçe....

Vajza e politikanit serb Sandulloviqit  bën homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz


Kohëve të fundit shumë personazhe nga jeta politike në Serbi po solidarizohen me popullin e Kosovës në lidhje me vuajtjet e shkaktuara nga masakara dhe gjenocidi i ushtruar mbi ta nga Serbia disa vite ë parë.

Në shenjë reflektimi për sjelljen e përgjakshme të Serbisë ndaj Kosovës deri para pavarësisë së kësaj të fundit, Klara Sanduloviç, vajza e politikanit serb, Nikola Sanduloviç të shtunën ka bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Të respektojmë që të mos përsëritet më”,- shkruhej në kurorën e luleve të lënë mbi varrin e Blerina Jasharit nga vajza e politikanit serb.

Bashkë vajzën e politikanit serb Sandulloviç, i cili pak javë më parë u arrestua dhe torturua nga shërbimi sekret serb BIA, pasi dhe ai kishte bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari”, ishte edhe Mihjallo Teajkoviç, nënkryetari i partisë se Sanduloviçi-it, si dhe avokati i tij, Çedomir Stojkoviç i cili la një letër pranë varrit të Blerina Jasharit.

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”,- shkruhej në letër.

Edhe avokati Stojkoviç është ndaluar për plot katër orë nga shërbimi sekret serb teksa po kthehej nga Kosova për në Serbi por tha se me të patën një qasje profesionale për dallim me klientin e tij të cilin e torturuan.