Ikona e re e deteve ‘Royal Caribbean’, gati 365 metra e gjatë dhe me një peshë bruto 250.800 ton, që u nis nga porti i Majamit në SHBA në lundrimin e saj të parë pak para perëndimit të diellit të shtunën, duket si një torte më shumë shtresa.
Pjesa në majë është në formën e shtatë pishinave, një karusel të çuditshëm me vija, korije me gjelbërim tropikal dhe rrëshqitëse uji të përdredhura në jeshile, rozë, blu dhe portokalli.
Kur anija prej 2 miliardë dollarësh lundroi në Majami më 10 janar, pasi kaloi Atlantikun nga kantieri detar në Turku, Finlandë, ku u ndërtua, ajo bëri shumë bujë. Anija është zyrtarisht anija e lundrimit më e madhe në botë.
Ajo mund të transportojë 7,600 të ftuar me kapacitet të plotë, së bashku me 2,350 ekuipazh. Ndër atraksionet e gjigantit, është parku ujor i anijes prej 17,000 metrash katrorë, aktualisht më i madhi në det dhe i shtrirë në kuvertën e saj.
Rreth 50 muzikantë dhe humoristë i argëtojnë pasagjerët me ansamble që përfshijnë orkestrën më të madhe në det (16 instumentistë).