Policia kufitare malazeze arrestoi shtetasin me iniciale N.P 41-vjeç nga Podgorica, i cili dyshohet se ka tentuar të kontrabandojë pothuajse 65 kilogramë marijuanë nga Shqipëria në Mal të Zi.
Administrata e policisë njoftoi se efektivët e policisë kufitare mëngjesin e së shtunës kanë pikasur dy persona të cilët mbanin thasë përgjatë shtegut nga territori i Shqipërisë në drejtim të vendit tonë, të cilat më pas ia kanë dorëzuar një personi të panjohur i cili i ka ngarkuar thasët në automjetin e tij dhe u nis drejt Malit të Zi.
“Në rrugën Grabom-Dinoshë, punonjësit e policisë kanë ndaluar mjetin në fjalë, i cili drejtohej nga N.P (41) nga Podgorica. Pas kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 60 pako PVC me lëndë bimore me ngjyrë të gjelbër të errët, e cila është dyshohet se është lënda narkotike marihuana me peshë totale rreth 64.8 kg”, tha policia.