Gjermanët do pritet t’i kthejnë shtëpitë e tyre në streha për bomba nëse një luftë e madhe shpërthen në Evropë, raportoi të shtunën gazeta Bild, duke cituar një draft dokument nga Ministria e Mbrojtjes.
Sipas raportit, ministria do përfundojë punën për “Planin Operacional” të klasifikuar (OPLAN) deri në prill. Drafti parashikon Gjermaninë si një “vend tranzit” vendimtar për dërgimin e armëve dhe pajisjeve, në vend të një shteti me një vijë fronti aktive. Për këtë arsye ushtarët do ngarkohen të sigurojnë autostradat kryesore, stacionet hekurudhore dhe portet, tha Bild.
Në të njëjtën kohë, qeveria do duhet të mbështetet tek civilët që të ndërhyjnë dhe të mbulojnë disa detyra që zakonisht i caktohen ushtrisë dhe policisë, duke përfshirë mbrojtjen e termocentraleve.
Ka vetëm 579 streha funksionale për bomba në Gjermani, kështu që plani thuhet se parashikon që qytetarët të krijojnë strehimoret e tyre në vende të tilla si bodrumet dhe garazhet. Bild citoi kreun e Zyrës Federale të Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës ndaj Fatkeqësive, Ralph Tiesler, të ketë thënë se ndërtimi i strehimoreve të reja “nuk është më i realizueshëm” për shkak të kufizimeve kohore.
Gjermania ka kërkuar mënyra për të forcuar ushtrinë e saj, duke përmendur kërcënimet që rrjedhin nga konflikti Rusi-Ukrainë. Qeveria ka vendosur synimin për të rritur madhësinë e ushtrisë nga 183,000 ushtarë në 203,000 deri në vitin 2031.
Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius deklaroi këtë muaj se Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s “brenda pesë deri në tetë vjetësh”. Ai më vonë e ndryshoi disi vlerësimin e tij, duke i thënë Bild të premten: “Për momentin, nuk shoh ndonjë rrezik të një sulmi rus në territorin e NATO-s ose në ndonjë vend partner të NATO-s”.