Vendosni fjalën kyçe....

Laçi e Teuta ndajnë pikët


Laçi dhe Teuta e mbyllën në paqe sfidën e parë të raundit 21 të Kategorisë Superiore.

Sfida u hap në minutën e 24’ nga Kryeziu i cili i dha avantazhin kurbinasve.

Kur dukej se Laçi po shkonte drejt fitores, Peposhi në minutën e 86’ shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për të barazuar rezultatin.

Skuadrat ndanë nga një pikë me Teutën që qëndron në vendin e fundit ndërsa Laçi në vendin e pestë.