Një grua që shiste ushqime të ndryshme me origjinë nga Meksika, u përdor nga njëë karel droge për të larë para, jo pak po 4.5 milionë dollarë.
Ana Bella Sanchez Rios u rekrutua nga Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco për të transferuar më shumë se 4.5 milionë dollarë nga biznesi i saj në shtetin e Virxhinias, SHBA, sipas një aktakuze penale. Dona Bella, siç e thërrisnin klientët e saj, shiste mish, perime, pinata, bukë të ëmbël, tortilla dhe sende të importuara nga Meksika.
Në të njëjtën kohë, gruaja nga Tapatia merrte shumë dollarë që karteli i fitonte nga shpërndarja e kokainës, heroinës dhe marihuanës.
Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco është një nga më të rrezikshmit në botë. Vitet e fundit, ai ka përdorur biznese të vogla të drejtuara nga familje emigrante në Shtetet e Bashkuara për të lëvizur miliona dollarë fitime të paligjshme. Këtë e bën përmes shërbimeve të remitancave. Është një metodë e përdorur edhe nga Karteli Sinaloa.
Deri në dhjetë për qind të remitancave të destinuara për në Meksikë mund të arrijnë nga grupe kriminale, thanë për Reuters burime të qeverisë amerikane që hetojnë këtë lloj operacioni të paligjshëm.
DEA pretendon se Dona Bella ishte pjesë e një rrjeti kriminal që shpërndante lëndë narkotike nga një qytet i vogël në Virxhinia. Biznesmenia bëri transferta në Meksikë prej më pak se 1000 dollarësh për të mos ndezur alarmin për autoritetet.
Një operacion i DEA-s kapi Dona Bella-n dhe më shumë se dhjetë operatorë të kartelit. Ajo po vuan dënimin me tetë vjet në një burg në Alabama. Gruaja është planifikuar të lirohet nëntorin e ardhshëm. Pasi të lirohet ajo do deportohet në Meksikë.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Borderland Beat