Vendosni fjalën kyçe....

Mediu në SHBA, do moderojë forumin për ndikimin malinj të Rusisë e Kinës në Ballkan


Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ndodhet në SHBA ku ka zbuluar edhe organizimin e një forumi me fokus paqen dhe sigurinë.

Mediu është takuar me kongresmenët Pete Sessions dhe Keith Self me të cilët ka organizuar forumin me temë ”Ndikimi malinj i Rusisë dhe Kinës në Ballkan” të cilin dhe do e moderojë.

Në forum do marrin pjesë edhe kongresmë amerikanë, përfaqësues të Departamentit të Shtetit deputetë nga Ballkani, Europa, Ukraina dhe Gjeorgjia.

Kënaqësi këtë fundjavë mes miqsh në drekë pune me Kongresmenin Pete Sessions dhe Keith Self

Ditën e mërkurë së bashku kemi organizuar në kongres në Capitol Hill ditën e mërkurë javën që vjen, forumin e përvitshëm me temë ”Ndikimi malinj i Rusisë dhe Kinës në Ballkan”

Ky forum merr një rëndësi të veçantë mbas paralajmërimeve nga Preaidenti, Biden, Kryetari i Këshillit ushtarak të NATO-s etj për mundësinë e nxitjes nga Rusia të një konflikti në Ballkan.

Në këtë forum të cilin kam kënaqësi ta moderoj do marrin pjesë kongresmenë Amerikanë, përfaqësues nga Departamenti i Shtetit, eksperti i Balkanit Edëard Jospeh, ish drejtori i kundër Inteligjencës në Këshillin e Sigurisë pranë Shtëpisë së Bardhë, Holden Triplett, zëvendësi i Gjeneral Petraus, Gjenerali Mike Barbero, deputetë nga Ballkani, Europa, Ukraina dhe Gjeorgjia, Presidentja e OSCE PA Pia Kauma etj”-njofton Mediu.