Sipas raportit, shpresohet se marrëveshja afatgjatë e Uashingtonit me Ukrainën do e bëjë më të vështirë për kandidatin kryesor republikan Donald Trump që të shkurtojë ndihmën, nëse ai fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor.
Trump ka vënë vazhdimisht në pikëpyetje financimet e vijueshme bujare të vendit të tij për Kievin dhe u zotua, nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë, t’i japë fund gjakderdhjes “brenda 24 orësh”.
Javën e kaluar, CNN raportoi se administrata Biden shpresonte të merrte “sa më shumë ndihmë që të ishte e mundur para janarit 2025” mes frikës se Trump mund të frenonte rrjedhjen e parave, nëse rizgjohej.
SHBA po punon për një strategji të re për Ukrainën që do të shënonte një largim nga shtytja e dështuar përpara e vitit 2023 dhe në vend të kësaj do përqendrohej në mbrojtjen e vijës së parë, ka raportuar Washington Post. Rregullimet e supozuara vijnë si përgjigje ndaj kundërofensive të dështuar të Kievit vitin e kaluar, shtoi gazeta.
Në një shkrim të premten, gazeta citoi një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë që shpjegonte se “do jetë e vështirë për forcat ukrainase të përpiqen të bëjnë të njëjtin lloj shtytjeje të madhe në të gjitha frontet që u përpoqën të bënin vitin e kaluar”. Në dritën e kësaj, shpresa tani është shumë më pak ambicioze, duhet siguruar që Kievi të mos humbasë më terren ndaj Moskës, u tha gazetarëve punonjësi i paidentifikuar.
Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se ushtria e Ukrainës do qëndrojë vetëm në llogore, me atë që përshkruhet si një “shkëmbim territori” ende i mundshëm në qytete dhe fshatra të vegjël, tha burimi për WaPo.
Politico raportoi në mënyrë të ngjashme për një vlerësim në Uashington dhe Bruksel se një “fitore e plotë” për Ukrainën nuk kishte gjasa, të paktën në 2024, dhe se SHBA-ja dhe BE-ja po i ridrejtojnë në heshtje përpjekjet e tyre drejt një zgjidhjeje të mundshme të negociuar.
The Post raportoi se ushtria ukrainase në rajonin e Zaporozhye tashmë po përgatitet të imitojë linjën ruse të mbrojtjes që ndaloi përparimin e tyre verën e kaluar.
Mbështetësit e saj perëndimorë gjithashtu duan që Kievi të përqendrohet më shumë në sulmet me raketa në largësi të gjata kundër forcave ruse, duke përfshirë Flotën e Detit të Zi me bazë në Krime.
Në terma afatgjatë, administrata Biden thuhet se shpreson të nënshkruajë një marrëveshje sigurie dhjetëvjeçare me Ukrainën që në pranverën e këtij viti, e ngjashme me atë të nënshkruar së fundmi midis Londrës dhe Kievit.
Sipas marrëveshjes së mundshme, Uashingtoni do angazhohej për të forcuar ushtrinë e Kievit si dhe për të forcuar bazën e tij industriale dhe eksportuese, ndër të tjera, pretendon raporti WaPo.
Megjithatë, këto plane varen nga Kongresi që t’i japë dritën jeshile kërkesës së Presidentit Biden për financim prej 61 miliardë dollarësh, me republikanët që duken po aq të pakompromis si kurrë më parë, theksoi gazeta.