Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 26,422 numri i viktimave nga sulmet izraelite, Ministria e Shëndetësisë në Gaza


Të paktën 165 palestinezë u vranë dhe 290 të tjerë u plagosën në 24 orët e fundit ndërsa Izraeli vazhdon sulmin e tij në Rripin e rrethuar të Gazës, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë e territorit.

“Okupacioni izraelit kreu 19 masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 165 dëshmorë dhe 290 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, tha ministria në një deklaratë.

Pavarësisht vendimit të përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij në Gaza, duke vrarë të paktën 26,422 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur 65,087 që nga 7 tetori, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar i Hamasit, për të cilin Tel Aviv thotë se vrau afro 1200 njerëz.