Vendosni fjalën kyçe....

Talat Xhaferi zgjidhet me 65 vota si kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut


Me 65 vota pro, dhe tre kundër, Talat Xhaferi, është zgjedhur kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Ai do ta drejtojë qeverinë teknike për 100 ditë, duke u bëri shqiptari i parë që merr këtë pozitë.

Xhaferi bëhet kështu kryeministri i parë shqiptarë në RMV.

Opozita shqiptare nuk e votoi Talat Xhaferin si kryeministër teknik.

Liderët e partive të Lidhjes Europiane për Ndryshim – LEN-it, kishin njoftuar se deputetët e tyre nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.

Edhe partia me e madhe maqedonase kundërshtoi zgjedhjen e Xhaferit si kryeministër duke e konsideruar si shkelës të rregullave gjatë kohës që drejtonte Parlamentin.