Tirana është mundur në mënyrë surprizë nga Skënderbeu në kryeqytet me rezultatin 3-4 në një ndeshje që prodhoi 7 gola.
Që nga minuta e 73’, bardheblutë luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Hoxhallarit.
Pas humbjes, Tirana humbi një rast të mirë për të shkurtuar largësinë nga dyshja e e kreut duke mbetur në vendin e katërt.
Skënderbeu nga ana e tij mori një trepikësh me shumë vlera duke forcuar pozitat në mesin e artë. Në ndeshjen tjetër të pasdites, Vllzania e Partizani ndanë nga një pikë në Shkodër.
Shkodranët pësuan gol të parët po mundën të barazojnë me Balajn pa u mbyllur pjesa e parë. Pjesa e dytë nuk ofroi asnjë gol.
Pas barazimit të sotëm dy ekipet kanë ruajtur vendet në renditje, përkatësisht të dytin e të tretin duke i dhënë mundësinë Egnatias të shkëputet në krye të renditjes.
Ekipi nga Rrogozhina ka 7 pikë më shumë se Partizani ndërkohë që do luajë një ndeshje më shumë e në rast fitoreje do shkëputej në 10 pikë prej të kuqve.