Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga të policisë në Belgjikë, pasi ishte dënuar në Shqipëri për kanosje.
Policia ka arrestuar Mark Prekën, lindur në Shkodër. Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Në muajin korrik të vitit 2023, Mark Preka pas një konflikti me shtetasin A. Gj., e ka kanosur atë, në ambientet e një restoranti, me armë zjarri kallashnikov.
“Vijon bashkëpunimi me partnerët për shkëmbimin e informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
1-Falë bashkëpunimit me Interpol Brukselin, është kapur në Belgjikë, shtetasi M. P., 30 vjeç, lindur në Shkodër.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Shtetasi M. P., në muajin korrik të vitit 2023, pas një konflikti me shtetasin A. Gj., e ka kanosur atë, në ambientet e një restoranti, me armë zjarri kallashnikov.
2-Pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Romës dhe Interpol Tiranës, si dhe pas verifikimeve të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në ambientet e IEVP Fier u bë arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Armand Lushaj (Jazaj), 36 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 9 vjet burgim (pjesa e mbetur e dënimit, 7 vjet, 8 muaj e 4 ditë burgim), për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, e parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, njofton policia.