Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Belerit: Gjykata po bën shkelje antikushtetuese, vendime me frymë fashiste


Vendim antikushtetues dhe me frymë fashiste e ka quajtur avokati i Fredi Belerit atë të Apelit të Gjykatës së Posaçme që për të disatën herë hodhi poshtë kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës për t’u betuar.

Gjatë një deklaratë për mediat pas vendimit ai tha se do bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë. Avokati tha gjithashtu se në procesin ndaj Belerit janë përdorur dokumente të falsifikuara.

“Po bëhen shkelje antikushtetuese. Po dhunon të drejtën e zgjedhjeve. Ligji është i qartë, duhet bërë betimi dhe kjo nuk u bë. Ne do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Është një element me frymën fashiste.

Arsyetimi nuk na u dha. Që herën e kaluare gjyqtarja na paralajmëroi në fakt, gati e tha vendimin, ndaj bëmë kërkesën për ta përjashtuar. Janë disa dokumente të falsifikuara. Ditën që u arrestua Beleri kemi një dëshmi me fakte të pavërteta. Beleri nuk është i dënuar në kuptim të ligjit, është i rehabilituar sipas ligjit.” – tha avokati.