Vendosni fjalën kyçe....

Balla nga Shkodra: Për 2024 sfidë kontrolli i territorit dhe goditja e grupeve kriminale


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Shkodër ku është bërë një analizë e punës gjatë 2023 dhe vendosjen e prioriteteve për 2024.

Balla u shpreh që ka mbaruar koha kur policia nuk mund të hynte në lagjet e të fortëve, ndërsa ka dhënë porosi që prioritet për këtë vit të jetë lufta ndaj narkotikëve dhe goditja e grupeve kriminale.

Në Shkodër janë 247 persona në kërkim. Koha e të fortëve ka mbaruar. Ka mbaruar koha kur policia nuk mund të hynte në lagjet e Shkodrës të kthyera në bajraqe. Sfida për 2024 është kontrolli i territorit në evidentimin e bimëve narkotike dhe goditja e grupeve kriminale”, ka deklaruar Balla.