Dhjetëra qytetarë u mblodhën sot para Bashkisë Tiranë për të protestuar pas skualifikimit nga rindërtimi dhe bonusi i qirasë që prej kohës së prishjes së banesave nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Rreth 40 familje, të cilat banonin në zonën e ish-komunales, u mblodhën para bashkisë duke kërkuar rifitimin e bonusit të qirasë.
Sipas bashkisë ata nuk e përfitojnë bonusin pasi janë pronarëve të banesave ku jetojnë aktualisht.