Vendosni fjalën kyçe....

“Do përgjigjemi” – Biden pas sulmit me dron që vrau 3 trupa amerikane në Jordani


Presidenti i SHBA-së Joe Biden u zotua të dielën të përgjigjet pas një sulmi me dron për të cilin fajësohen grupet përfaqësuese iraniane, vrau tre anëtarë të shërbimit amerikan dhe plagosi dhjetëra të tjerë në Jordaninë verilindore pranë kufirit me Sirinë.

“Kemi pasur një ditë të vështirë mbrëmë në Lindjen e Mesme. Ne humbëm tre shpirtra të guximshëm,” tha Biden gjatë një darke të së dielës.

“Ne do përgjigjemi”, shtoi presidenti pasi mbajti një moment heshtje për ushtarët e vrarë.

Komanda Qendrore e SHBA-së konfirmoi se tre anëtarë të shërbimit u vranë dhe të paktën 34 të tjerë u plagosën në sulmin vetëvrasës me dron, por tha se ushtria pret që numri i përgjithshëm i të plagosurve “të luhatet ndërsa anëtarët e shërbimit vazhdojnë të kërkojnë kujdes të mëtutjeshëm”.

Tetë nga ata që u plagosën duhej të evakuoheshin jashtë Jordanisë për të marrë kujdes mjekësor shtesë, por “janë në gjendje të qëndrueshme”.

Komanda identifikoi vendndodhjen e sulmit si një objekt në Jordaninë verilindore të njohur si Kulla 22 e Rrjetit Jordanian të Mbrojtjes. Rreth 350 trupa janë vendosur atje. Zyrtarët jordanezë më parë thanë se sulmi nuk ishte në tokën e tyre, por në një zonë kufitare në Siri jashtë kontrollit të regjimit të Asadit.