Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Kushtetuese miraton marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët


Gjykata Kushtetuese ka miratuar marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët.

Gjykata e ka gjetur në përputhje me Kushtetutën, marrëveshjen e firmosur mes dy kryeministrave në nëntor të vitit 2023.

Marrëveshja u kundërshtua nga deputetë të opozitës të cilëd depozituan ankimimin në Kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës pritet të shpallet rreth orës 15:30.

Marrëveshja parasheh krijimin e një kampi refugjatësh në Shëngjin ku do bëhet mbajtja e emigrantëve që shkojnë në Itali ilegalisht nëpërmjet varkave.

Kampi do menaxhohet i gjithi nga autoritetet italiane që kanë premtuar marrjen përsipër të të gjithë operacionit.