Një 33-vjeçare në Vlorë ka kallëzuar në polici një 50-vjeçar duke e akuzuar se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Ndaj shtetasit me iniciale I.A ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
“U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 33 vjeçe, se 50-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.