Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO- Ali Ahmeti e bëri Baton Haxhiun të kërkojë falje


Pas 5 viteve, Ali Ahmeti bëri që Baton Haxhiu t’i kërkojë falje për fjalët e thënë në një një intervistë.

Duket se me rolin e tij në zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Haxhiu ka bërë një hap pas dhe i detyruar nga prania e Ahmetit vendosi t’i kërkojë falje.

Haxhiu e quante Ahmetin në atë lolo, të paditur dhe se aventurier në natyrën e tij.

Madje për gazetarin Haxhiu, Ahmeti ishte edhe i dëmshëm për Maqedoninë e Veriudh dhe për shqiptarët atje.

Pjesë nga biseda e para disa viteve:

Baton Haxhiu: Lolo që quhet Ali Ahmeti qe nuk kupton ose kupton

Gazetari: A është pikërisht lolo?

Baton Haxhiu: Është lolo shumë lolo, është i padishëm, ai është kthy në kujtesën e tij te fëmijërisë dhe nuk merret asgjë vetëm me del, dhe të them që Ali Ahmeti është aventurier si natyrë, si njeri është aventurier, është gjysmë analfabet, gjysmë i ditur dhe unë mendoj që është lideri më i dëmshëm për Maqedoninë dhe nëse i bën nder shqiptarëve ai ik prej aty. Ky është Ali Ahmeti.

Ai nuk din as të bëj kompromise, është i padishëm.

Gazetari: Çka din zoti Ahmeti?

Baton Haxhiu: Ai din me i rujt delet.

Por ditën e djeshme pas votimit të Talat Xhaferit si kryeministër i qeverisë teknike, Baton Haxhiu i kërkoi falje për fjalët e thëna disa vite më parë.

Më fal për mosvlerësimin vlla, urime për Talatin edhe ma fal këtë herë, herë tjetër shpresoj më shumë”- i drejtohet Haxhiu Ahmetit duke i dhënë dorën.

Ndërsa Ahmeti i kthehet duke i thënë “falë qofsh”.