Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi në SHBA, takon kongresmenin Sessions: Ndamë çështje me interes për Shqipërinë


Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot ai u takua me kongresmenin republikan Pete Sessions.

Bardhi shprehet se partneriteti strategjik me SHBA do të jetë i tillë përjetësisht.

Gjithashtu shkruan se pavarësisht problemeve me të cilat Shqipëria përballet, SHBA ka qenë gjithmonë pranë.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Në Kongresin Amerikan kisha kënaqësinë të takoja Kongresmenin Republikan Pete Sessions, me të cilin ndamë çështje me interes për Shqipërinë dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve tona. Shqipëria është me fat që ka aleat Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo do të vazhdojë të mbetet e pacenuar përjetësisht.

Pavarësisht problemeve me të cilat Shqipëria përballet gjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë korrupsionin, mungesën e shtetit ligjor apo demokracisë funksionale, SHBA ka qenë gjithmonë prezent për të na ndihmuar në rrugëtimin tonë për një Shqipëri demokratike dhe të zhvilluar.