Sali Berisha nga dritarja e apartamentit akuzoi Desada Metajn se në “kuzhinën e saj” merreshin vendimet e opozitës fasadë nga Taulant Balla dhe Lulzim Basha .
Sipas Berishës PD-ja do ishte akoma më keq nëse ai nuk do merrte në dorë partinë.
“Imagjinoni për një moment në rast se ju, 44 mijë demokrate e demokratë që morët pjesë në referendumet e partisë, nuk do të kishit marrë kthesën, ku do të ishim ne sot.
Ku do të ishte PD?
Do të ishte një fasadë opozitë, vendimet për të cilën merreshin nga Balla e Brava në kuzhinën e Desadës, në takime të fshehta.”-deklaroi Berisha.
Pasi Berisha e përmendi emrin e saj në deklaratën e tij, ka reaguar vetë Desada Metaj e cila me ironi i ka ofruar edhe ballkonin e shtëpisë së saj “nëse do e lejonte SPAK-u”.
“Doktori paska përmend sot në fjalim kuzhinën e shtëpisë time. E kuptoj që është mërzit duke dalë në ballkonin e shtëpisë së vet çdo natë, por për çdo rast mund ti ofroj dhe ballkonin e shtëpisë time. Thjesht i duhet të marrë leje në SPAK që të kalojë bulevardin”-shkruan Metaj.